The Lean StartupAutori: Eric Ries The Lean Startup eshte nje metode e re biznesi e krijuar nga Eric Ries qe synon te ndryshoje menyren se si kompanite e reja krijohen
dhe se si produktet e reja hidhen ne treg. Baza e kesaj metode eshte te mesuarit ne menyre analitike, eksperimentet shkencore si dhe hedhjen konstante te produkteve ne treg. Kjo menyre lejon te shkurtohen ciklet e zhvillimit te produktit
matjen e progresit si dhe marrjen e feedback-ut nga konsumatori. Do te shikoni nje koncept krejt te ri te te berit biznes. |
|
Guerrila MarketingAutori: Jay Conrad Levinson Guerrilla Marketing eshte nje strategji reklamimi qe perdor metoda me kosto te ulet si grafitet, rrjetet sociale, thashethemet per te hedhur nje produkt ne treg. Ne kete liber autori jep nje numer te madh metodash per aplikimin e ketij lloj marketingu.
Sipas Levinson ky liber eshte kryesisht per sipermarresit e bizneseve te vogla. Duhet te bazohet ne psikologjine njerezore si dhe ne krijimin e marrdhenive me konsumatorin. Nese jeni ne kategorine e biznesit te vogel atehere duheta ta porosisni qe sot kete liber. |
|
Obvious Adams. Story of a successful businessmanAutori: Robert R. Updegraff " Libri me i mire i marketingut qe ju nuk e keni lexuar kurre". Keshte cilesohet ky liber. Ky liber ka ndikim ne nje pjese te madhe te botes se biznesit, pavaresisht se teksti fokusohet kryesisht te publiciteti. Vlera e vertete e ketij libri qendron ne analizen qe i behet situates.
Autori na con ne nje udhetim me te riun Adams per te kuptuar se si ne mund ti aplikojme parimet e "te dukshmes" ne biznesin tone. Ne situata te ndryshme biznesi shpeshhere eshte e veshtire te arrihet te e qarta, e dukshmja. Ky liber te meson rrugen e te dukshmes. |
|
Financial IntelligenceAutoret: Karen Berman, Joe Knight, John Case Kompanite presin nga menaxheret qe te njohin te dhenate financiare. Ne baze te ketyre te dhenave ata te bejne shperndarjen e burimeve dhe drejtimin e departamenteve perkatese.Por nje pjese e madhe e menaxhereve nuk dine te lexojne nje bilanc, apo kurse likuiditeti apo te llogarisin kthimet e investimit. Ne kete liber autoret Karen Berman Joe Knight
qe jo vetem ti pajisin menaxheret jofinanciare me njohuri financiare por dhe me strategji praktike per te permiresuar performancen e kompanise nepermjet leximit te bilancit. |
Libra
Subscribe to:
Posts (Atom)
No comments:
Post a Comment