![]() |
| koha per marketing |
Ndoshta pergjigja e vertete e kesaj do te ishte te krijonit kohe per marketingun. Cdo dite ju merreni me aktivitete qe konsumojne kohen tuaj dhe qe nuk perfshijne marketingun. Do ishte mire qe ju te integronit marketingun ne keto aktivitete. Kjo arrihet ne nje sere menyrash.
Pjesmarrja ne panaire pune, konferenca biznesi, ngjarje kulturore. Kur planifikoni nje takim te tille ftoni dhe nje te njohur nga fusha e biznesit. Nese ju merrni pjese ne nje event te tille bashke me kete personin tjeter nga fusha e biznesit mund te krijohet nje marrdhenie me e ngushte mes jush.
Nje dreke me nje prospekt ose koleg. Nese ju planifikoni te takoheni me dike per nje darke nje ide e mire do ishte te ftonit dhe nje person tjeter te trete apo te katert. Ata qe ju ftoni do te shfrytezojne mundesine per te krijuar kontakte te reja, dhe biseda do te rrjedhe me lirisht kur jeni ne grup. Udhetimet mes qyteteve. Nese udhetoni per kenaqesi apo per biznes mundohuni te lini nje takim per nje darke me ndonje klient apo koleg. Ne nje udhetim biznesi kjo te jep me shume kenaqesi se sa te drekoni vetem.
Beni nje shetitje, frekuentoni nje palester, dhe forma te tjera aktivitetesh. Takimet me persona te tjere te biznesit mund te behen kudo , jo vetem ne zyra dhe restorante. Ftoni dike per nje shetitje ne park, apo per nje loje tenisi. Jo domosdoshmerisht duhet te dini golf dhe te beni biznes ne te njejten kohe.
Te lexoni nje artikull. Sa here qe lexoni nje artikull ne nje reviste, gazete apo online mendoni per rreth 3 persona me te cilet mund ta ndani.
Te berit pazar, te ngrenet nje darke, pune te ndryshme. Sa here qe largoheni nga zyra apo shtepia ju takoni njerez te rinj. Sa here qe takoheni me njerez te rinj prezantohuni me emrin tuaj si dhe punen qe beni. Shpesh here do te habiteni nga lidhjet personale qe mund te krijoni si dhe lidhje biznesi.
Merrni pjese ne evente sociale. Shumica e marrdhenieve te biznesit lindin nga takimet e rastesishme ne ambjente sociale. Mbajini kartivizitat tuaja ne xhep kur shkoni ne nje dasme, gezime familjare apo kur ndiqni ndonje ndeshje futbolli ne stadium. Mos e harroni pyetjen “ Me se merreni?’’.
Qetesohuni. Lista e projekteve tuaja te marketingut mund te jete e gjate dhe kerkon kohe por jo vemendjen tuaj totale. Keto aktivitete marketingu perziejini me aktivitete qetesuese here pas here. Beni telefonata nga nje park qe keni dale per shetitje, nga plazhi apo gjate leximit te nje libri. Hidhini nje sy here pas here listes suaj te prospekteve kur jeni duke pare nje film apo degjuar muzike. Projektet tuaja konsultojin me ndonje shok.
Pra sic mund te shihet ka nje shumellojshmeri menyrash per te perfshire marketingun ne axhenden tuaj ditore. Keshtu qe nuk keni pse justifikoheni per kohen e pamjaftueshme por bejeni marketingun pjese te kohes qe jeni duke e harxhuar aktualisht.

No comments:
Post a Comment