Tuesday, November 13, 2012

Leksione nga Facebook ne leadership

Mesime leadershipi nxirren gjate udhetimit te nje kompanie
Mark Zuckenberg Facebook CEO
Autori Tom Truall ne librin e tij " How to Create the Next Facebook: Seeing Your Startup Through, From Idea to IPO" shpjegon hapat qe e kthyen kompanine Facebook nga nje biznesi nje dhome konvikti ne nje kompani 100 miliard $. Nga ky udhetim i kesaj kompanie mund te nxirren mesime nga njerezit e biznesit per te krijuar dhe menaxhuar nje biznes.
Kur kompani Facebook ishte ne vitet e para te saj, Mark Zuckenberg ishte nje CEO i papjekur.
Ai kishte nje komunikim te papershtatshem, mbante sekrete ndaj stafit dhe shpesh ishte irritues me punonjesit.
Keto sjellje te papershtatshme reflektoheshin dhe ne kartviziten e tij  ku shkruhej " I'm the CEO bitch".
Ne vitin 2005 biznesi i kesaj kompanie po ecte ne " ujera te turbullta". Zuckenberg e kalonte pjesen me te madhe te kohes nen shoqerine e manjateve te tjere te medias, ne fluturime me avjone private dhe ne darka ne restorante te shtrenjta. Kjo sjellje e CEO-s kishte krijuar nje mjedis te papershtatshem per punonjesit dhe kjo ndikonte negativisht ne mbarevajtjen e biznesit.
Nje nga punonjesit e Facebook qe merrej me rekrutimin e personelit u perball me Zuckenberg dhe i komunikoi keto fjale atij "Ju zoteri do benit mire te merrnit leksione mbi menaxhimin e nje kompanie nese nuk doni qe punet te shkojne me keq".
Ne kete moment Zuckenberg kishte arritur pjekurine e mjaftueshme ti kuptonte keto fjale dhe i vuri ne zbatim duke marre leksione  nga disa nga liderat me te medhenj te botes.
Nje CEO shpesh ndodhet vetem. Gjetja e mentoreve te duhur ka shume rendesi, sidomos ata qe kane me shume eksperience se ju.
Nje CEO duhet te krijoje nje mjedis te hapur ne kompani. Punonjesit duhet te inkurajohen te japin mendimet e tyre qofte dhe negative. Ne te kundert CEO do ta kishte te veshtire te kuptonte problemet e kompanise.
Kjo situate i dha nje mesim te mire Zuckenbergut mbi rreziqet e kopjimit te sjelljes.Sjellja e CEO's eshte provuar eksperimentalisht qe kopjohet nga punonjesit. Ndaj CEO duhet te jete i ndergjegjshem per veprimet e tij dhe pasojat e tyre.

Disa perfundime qe mund te nxirren nga rrugetimi i Mark Zuckenberg ne krye te Facebook.

Thoni " JO"

 Me rritjen e biznesit tuaj rriten dhe interesat e paleve te treta te interesuara per te bere biznes me ju. Do t'ju vijne kerkesa per partneritet si dhe per blerje.

Mos u manipuloni

 Nje nga cilesite me te vlefshme te nje CEO eshte te thenit " jo". Ne te kundert do te perfshiheni ne aktivitete pa rendesi duke menjanuar ato aktivitete qe kane rendesi te madhe.
Zuckenberg ka anulluar shume projekte megjithese ne to ishin investuar burime te medha. Por kjo nuk kishte rendesi pasi keto projekte nuk po terhiqnin vemendjen e duhur. Sic thote dhe shprehja " Deshtoni shpejt".

Shpejtesia

Shpejtesia eshte nje avantazh qe e kane kompanite e vogla ne krahasime me kompanite e medha. Sipas Zuckenberg nje kompani duhet te veproje me shpejtesi dhe te guxoje te beje gabime. Nese nuk po beni gabime atehere po punoni jo me shpejtesine e duhur.
Zuckenberg i ka artikuluar qarte pikpamjet e tij dhe ka ndermarra hapa te shpejta per implementimin e tyre.

Politikat organizative jane armiku i inovacionit.

Neqoftese punonjesit interesohen me shume per axhenden dhe karrieren e tyre sesa per biznesin do te jete e veshtire per nje kompani te rritet ne vazhdimesi.
Zuckenberg e ka artikuluar qarte sipas menyres se tij pirate." Hakerat besojne se ideja dhe implementimi me i mire duhet te fitojne gjithmone, jo personi qe eshte me i afte ti propagandoje keto ide apo te menaxhoje me shume njerez. Code wins arguments.

Bazohuni mbi te dhenat.

Ju duhet qe gjitmone te mblidhni dhe te analizoni te dhenat per te kuptuar situaten e biznesit tuaj si dhe per te gjetur mundesi te reja.

Gjeni thelbin

Mos u bazoni thjeshte ne zgjuarsi konvnecionale por shkoni te deri ne thelb te cdo fenomeni. Zuckenberg ka ditur gjithmone te beje pyetjen " Pse" ne ekipin e tij. Kjo aftesi e tij ka sjell produkte te reja te kesaj kompanie. Keshtu permendim rastin e shperndarjes se fotove. Ne fillim ky koncept i shperndarjes se fotove dukej nje ide e keqe por sot i ka dhene nje pamje krejt tjeter ketij lloj sherbimi.
Ai eshte fokusuar ne gjetjen e thelbit te fenomeneve si dhe gjithmone eshte munduar per thjeshtesi. Duke marre parasysh qe disa nga karakteristikat me te rendesishme te facebook mbajne terma si , friends, like apo events.


Per tu thelluar me shume, kete liber mund ta porosisni online ne kete link tani How to Create the Next Facebook: Seeing Your Startup Through, from Idea to IPO

No comments:

Post a Comment